April 27, 2024
Maqedoni

Mexhiti: Unë e rrëzova Gruevskin, Ahmeti i përgjigjet: Pushka pas luftës dhe fjala pas kuvendit, nuk kanë vlerë

Anëtari i “Grupit të Zjarrit”, Izet Mexhiti ditë më parë u shpreh se ai dhe Nevzat Bejta kanë rrëzuar regjimin e Gruevskit

“Atëherë (në vitin 2016) e kemi pasur një përplasje, se a duhet të ndahemi nga (Nikolla) Gruevski ose jo apo duhet të rrimë me të? Ju kujtohet mirë kur promovohej edhe Qeveria me Gruevskin me 8 resore nga mediumet nga Shqipëria zotëri Grubi? Edhe kritikat e VMRO-së kur i tha se ‘nuk ke të drejtë të kritikosh VMRO-në se ke qenë inventar i VMRO-së! Edhe atëherë kemi qenë bashkë. Unë, Nevzati (Bejta) dhe Teuta (Arifi), por kemi dalë fitues”, u shpreh Mexhitim në Click Plus ditë më parë.

Por lideri i BDI-së nuk mendon njejtë si Izet Mexhiti pasi rrëzimin e Gruevskit nuk e ka bërë Izet Mexhiti.

Ahmeti sonte në Klan-M u shpreh në lidhje me rrëzimin e Gruveskit se pushka pas luftës dhe fjala pas kuvendit, nuk kanë vlerë duke menduar se pas luftës shumë komandant dalin në sipërfaqe.

“Pushka pas luftës dhe fjala pas kuvendit, nuk kanë vlerë” u shpreh Ahmeti në lidhje me deklaratat e Izet Mexhitit.

Ndryshe sa i përket “Grupit të Zjarrit” që organizon tubime, për Ali Ahmetin ata nuk duhet të thirren në emrin e BDI-së, pasi vetëm unë si kryetar mund të thiri tubime.