Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti në emisionin “ZOOM” në TVM2 ka folur edhe për raportet me Tiranën zyrtare. Sipas tij, asgjë nuk mund të na prish me Shqipërinë.
“Çka do që të ndodhë, edhe kur është mirë dhe kur është keq, kur na pëlqen e kur s’na pëlqen, epiqendra jonë është në Tiranë, në këtë drejtim nuk heqim dorë. Satira, humore ka pasur edhe në të kaluarën, ndoshta jo në këto përmasa, sepse ka pasur edhe situata më të rënda, pra derisa ne mbajmë e emisionin është Dita e forumit përtej kufirit me Shqipërinë, pra insistojmë dhe do të mundohemi në të ardhmen të jemi më shpesh në Tiranë do i ftojmë më shpesh këtu”, ka thënë Mexhiti.
*E heshtur ndaj rastit Monstra, Kumanovës…*
Por tani, thekson ai, lind një pyetje retorike:
“Ku ishte Tirana zyrtare të reagojë zëshëm gjatë rastit Monstra, rastit të Kumanovës, kur janë bërë shkelje ligjore, kur janë vra komandantë, kur ka pasur situatë të rënda për degradimin e çështjes së shqiptarëve, ka qenë shumë më e heshtur se tash, është mirë mos t’i sheh këto në prizmën e politikës ditore”, ka thënë Mexhiti.

