Kreu i Lëvizjes Besa dhe Tetovës, Bilall Kasamit pati një drekë miqësore me ambasadorin e Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani.

Në këtë mënyrë, ambasadori Meidani si duket e ka kuptuar gabimin e afërsisë së tepruar vetëm me BDI-në, shkruan Lideri.mk. Ai madje ka postuar fotografi nga dreka e përbashkët, duke theksuar se kanë biseduar për bashkëpunimin dhe vizionin për rrugën evropiane.

“Biseduam për çështjet e komunës dhe projektet në zhvillim — nga infrastruktura te arsimi — dhe e përgëzova për ndryshimin e dukshëm që është sjellë në këto fusha. Transformime që shihen në terren dhe që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve.
Diskutuam gjithashtu procesin e integrimit evropian dhe rëndësinë e aderimit në BE 🇪🇺, si një kornizë thelbësore për zhvillim të qëndrueshëm, institucione më të forta dhe standarde më të larta për komunitetet tona.
Shkëmbim i hapur idesh për hapat e radhës, bashkëpunimin institucional dhe një vizion të përbashkët për një të ardhme më të lidhur, më evropiane dhe më pranë qytetarëve.” ka shkruar Meidani./Lideri.mk

sqShqip