May 9, 2024
Maqedoni

Mehmeti: “Open Ballkani” i Vuçiqit, Ramës e Zaevit po i trimëron serbët për të sulmuar policinë e Kosovës

Opinionisti dhe influenseri shkupjan, Emad Mehmeti, vlerëson se serbët e Kosovës guximin për sulmet ndaj policisë së Kosovës po e marin edhe nga projekti “Open Ballkan”. Mehmeti shpreh keqardhje që përveç Edi Ramës, ky projekt po përkrahet edhe nga politikanë tjerë si Ali Ahmeti e Behgjet Pacolli.
“Open Ballkani” i Vuçiqit, Ramës dhe Zaevit po i trimëron serbët e Veriut për sulme ndaj policisë kosovare. Për fat të keq “Open Ballkanin” e përkrahin edhe disa politikanë tjerë shqiptarë si Ali Ahmeti e Behgjet Pacolli”, shkruan Mehmeti.