May 22, 2024
Maqedoni

Ganiu e Smilevski kujtohen tri ditë para zgjedhjeve për transportin e nxënësve të Vizbegut

Ndërmarrja e Qarkullimit Publik në Shkup, Komuna e Butelit dhe Komuna e Çairit kanë arritur marrëveshje për transportin e nxënësve të Vizbegut.

Me këtë marrëveshje parashihet që nxënësit të kenë transport të siguruar nga shtëpitë e tyre deri te shkollat e tyre ku ndjekin mësimin derisa të ndërtohet shkolla fillore në Vizbeg.

Në debatin e TV21 për Komunën e Butelit u premtua se shkolla do të fillojë të ndërtohet në fillim të vitit 2021, ndërkaq sipas tenderit pritet të përfundojë për dy vjet.
Problemi është i kamotshëm, kursr Ganiu e Smilevski janë kujtuar tri ditë para zgjedhjeve, ankohen disa prindër nga Vizbegu.