April 29, 2024
Maqedoni

MPJ: SHTETASIT E RMV-së URGJENTISHT TË LARGOHEN NGA UKRAINA

MUNDËSI ESKALIMI TË KONFLIKTIT TË ARMATOSUR

Për shkak të përkeqësimit serioz të situatës së sigurisë në Ukrainë, Ministria e Jashtme ka dërguar një thirrje të vecantë për shtetasit e RMV-së që ende gjenden në Ukrainë, që urgjentisht të largohen nga vendi për shkak të mundësisë së eskalimit të luftës.

MPJ-ja u ka bërë thirrje qytetarëve të vendit që kanë planifikuar vizitë në këtë vend që t`I shmangin udhëtimet .

MPJ-ja ka rikujtuar edhe thirrjen e mëparshme për ata qytetarë që gjenden në Ukrainë dhe ende nuk I kanë deponuar të dhënat në Ambasadë, që ta kontaktojnë Ambasadën e RMV-së në Kiev përmes numrave të telefonave dhe e-mailave të poshtëshënuar.

NUMRAT E AMBASADËS SË RMV-së NË KIEV

+380442877882

+380663951190

е-mail: dkpkiev@mfa.gov.mk

NUMRI KUJDESTAR I MPJ-së

+389 75 273 732

globalsos@mfa.gov.mk

Ministria e Jashtme, sic thuhet në komunikatë, ndjek nga afër zhvillimet dhe është në komunikim të vazhdueshëm me partnerët dhe aleatët ku në baza ditore këmbehen informacione dhe analiza për situatën aktuale.