May 4, 2024
Maqedoni

Interesim i madh për vaksinim me DiTePer në Shtëpinë e Shëndetit Kumanovë

Më shumë se 60 fëmijë janë vaksinuar sot me vaksinën DiTePer në pikën e vaksinimit të Shtëpisë së Shëndetit Kumanovë, njoftuan mjekët. Shumica e tyre janë fëmijë të moshës parashkollore të cilët rivaksinohen.

Për momentin kemi shumë mbingarkesë për vaksinim për pertusis këtu në Kumanovë. Është shtuar numri, i ftojmë, por edhe prindërit vijnë vetë sepse ua kërkojnë në kopsht. Shumica e fëmijëve janë të vaksinuar jo të plotë dhe tani vijnë për rivaksinim ose për dozën e tretë të vaksinës”, tha doktoresha Qefajete Bajrami Demiri nga Shtëpia e Shëndetit Kumanovë.

Ajo sqaron se vaksina bëhet në muajin e dytë të lindjes dhe më pas vijojnë rivaksinimet.

“Punojmë me dy turne nga ora 7 deri në 19″, deklaroi doktoresha.

Më herët nga kopshti i Kumanovës kanë thënë se kanë marrë vendim nga Ministria e Shëndetësisë se ndalohet pranimi dhe qasja e fëmijëve të pavaksinuar dhe jo të vaksinuar plotësisht me vaksinën DiTePer. Në Kumanovë, sipas të dhënave të fundit të Institutit të Shëndetit Publik, janë pesë persona të infektuar me pertusis. Asnjë nga fëmijët e regjistruar që vuajnë nga kolla e mirë nuk shkon në kopsht.