Subjekti i ri politik “Lidhja Shqiptare”, i udhëhequr nga Ziadin Sela sot mbajti Kongresin e pestë partiak në Tetovë.
Nën sloganin “Lidhja është gjallë”, ky subjekt ka paralajmëruar një organizim të madh politik që pritet të shënojë etapën e re të funksionimit dhe konsolidimit të saj në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Kongresi u zhvillua në Qendrën për Kulturë në Tetovë, kurse kryetari i dikurshëm i Aleancës Shqiptare Ziadin Sela u zgjodh me aklamacion kryetari i LSH-së.
Sela tha se nuk do të jenë më peng i luftës për vula të ASH-së, transmeton portali Lideri.mk, kurse Kongresi miratoi Rezolutë për RMV si shtet binacional.
Ky kongres u mbajt në një periudhë të rëndësishme për “Lidhjen Shqiptare”, dhe u prezantuan orientimet e reja politike dhe organizative të partisë së drejtuar nga Ziadin Sela.
Video në LINK.

