Shkruan: Marin Mema
Është një krenari e veçantë të qëndrosh mes burrash të tillë, bij të denjë të dy familjeve që u bënë simbole të lirisë së Kosovës dhe gurë themeli të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 🇦🇱❤️
Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti janë shpirti dhe zemra e një qëndrese që nuk u përkul kurrë; janë forca dhe rezistenca, lufta dhe guximi, vullneti dhe dashuria e pakushtëzuar për Atdheun e shqiptarinë.
Të dy e ngjyen tokën dardane me gjakun e lirisë dhe ngritën kushtrimin e një qëndrese që ende jehon e jeton kudo ku rreh një zemër shqiptare.
Të qëndrosh mes Bacës Rifat Jashari, vëllait të Heroit të Kombit Adem Jashari, dhe Bajram Pajazitit, vëllait të Heroit të Kombit Zahir Pajaziti, është të prekësh nga afër një pjesë të gjallë të asaj historie.
Mes tyre ndjen edhe sot peshën e madhe të dashurisë për Atdheun, dhimbjen e sakrificës dhe forcën e një vendosmërie që nuk njohu dhe nuk do të njohë kurrë tërheqje.
Krenari, respekt dhe mirënjohje për ata që u bënë zë i lirisë dhe për familjet që mbartin sot kujtimin, dhimbjen dhe krenarinë e tyre. LAVDI DËSHMORËVE, LAVDI UÇK. Gjithmonë me çlirimtarët! 🇦🇱

