April 26, 2024
Maqedoni

Maqedonia e Veriut tejkalon shifrën e 500 mijë të vaksinuar me dy doza

Vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në teren. Janë aplikuar gjithsej 1.177.911 doza të vaksinës, ndërsa 503.401 qytetarë janë rivaksinuar.
Dje janë vaksinuar gjithsej 14.712 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 13.108 qytetarë.
70% e popullsisë mbi 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. 68% e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. 64% e popullsisë mbi moshën 60 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. 55% e popullsisë mbi 50 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.