May 17, 2024
Maqedoni

Maqedoni, foshnja e parë në vitin 2023 është mashkull

Sali dhe Trançevska vizitojnë nënën dhe foshnjën e parë të lindur në vitin 2023

Në Klinikën Universitare të Gjinekologjis dhe Obstetrikës në Shkup në ora 00:01 ka lindur foshnja e parë në vitin 2023. Foshnja është e gjinisë mashkullore, peshon 3720 gram dhe është e gjatë 51 centimetra, informojnë nga Instituti Shëndetësor Publik Klinika Universitar i Gjinekologjisë dhe Obstetrikës Shkup.

Për vizitë këtë mëngjes ka qenë edhe ministri i Shëndetsisë, Bekim Sali dhe ministrja Jovana Trançevska ministre e Punës dhe Politikës Sociale, duke i uruar shëndet dhe gjitha të mirat foshnjës dhe nënës.

Nëna e foshnjës është Stojanka Panajotova 22-vjeçare nga fshati Sokolarci i Koçanit dhe për të është fëmija i saj i parë.