May 2, 2024
Kosovë

Prishtinë: Tre të plagosur nga plumbat qorrë dhe 11 të tjerë nga mjetet piroteknike

Sonte janë regjistruar tre raste të plagosjeve nga plumba qorr në Prishtinë.

Sipas mjekut kujdestar Ejup Govori, të plagosur nga këta plumba janë një 15-vjeçare, një 26-vjeçar dhe një 36-vjeçar, njofton Klankosova.tv

Ndërkaq, edhe 11 të tjerë janë lënduar nga mjete piroteknike.

Viktimat janë jashtë rrezikut për jetën.