May 11, 2024
Maqedoni

Vritet ish kryeministri japonez Shinzo Abe duke mbajtur fjalim

Ish-kryeministri japonez Shinzo Abe ka vdekur, sipas mediave japoneze.

Transmetuesi publik NHK japonez raporton se Shinzo Abe ka ndërruar jetë pas të shtënave me armë. NHK citon zyrtarët japonezë në lajmin e publikuar.

Abe, 67 vjeç, i cili mbetet kryeministri më jetëgjatë i Japonisë, u qëllua duke mbajtur një fjalim në fushatë.

Sulmuesi i dyshuar – raportohet se ishte një burrë rreth të 40-ave – u kap në vendngjarje dhe u arrestua.