May 5, 2024
Maqedoni

Kosova e Albinit nuk është si Kosova e Isës dhe Hashimit! Dy “spiunë” nga Maqedonia u kapën sapo shkelën në tokën kosovare!

Ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska para dhjetë ditësh ka dërguar me mision në Kosovë agjentë operativë të inteligjencës ushtarake, por sapo kanë hyrë atje, janë arrestuar në rrethana të dyshimta, thotë Dragan Kovacki nga VMRO-DPMNE, transmeton Lideri.mk.

Ai akuzon LSDM-në dhe ministren Petrovska se e kanë sjellë shërbimin e sigurimit ushtarak në nivel talljeje.
Sipas Kovaçkit, bëhet fjalë për dy agjentë operativë, njëri njeri i ish ministres Radmilla Shekerinska, kurse tjetri i ministres aktuale Petrovska dhe presidentit Pendarovski, të cilët marin rrogë 3-4 mijë euro.
Njëri prej tyre ka qenë me mision në Vjenë, tjetri në Bruksel.
Sipas Kovaçkit, pas arrestimit të tyre, ushtria ka dërguar dy agjentë tjerë për tëmbuluar turpin”, me detyrë që të bisedojnë me ushtarët nga Maqedonia e Veriut që shërbejnë në Kosovë.

Edhe VMRO-DPMNE përmes një komunikate ka akuzuar ministren Sllavjanka Petrovska se para 10 dite në Kosovë janë arrestuar agjentë të shërbimit të inteligjencës në Maqedoni.

“Operativët e inteligjencës janë dërguar në Kosovë rreth 10 ditë më parë nga ministrja Sllavjanka Petrovska, por në të njëjtën ditë që ata kanë mbërritur në Kosovë, ata janë ndaluar për aktivitete të dyshimta. Për 10 ditë nga Ministria e Mbrojtjes heshtin për arrestimin në Kosovë të operativëve të Shërbimit të Sigurisë dhe Informimit Ushtarak. Se çfarë kërkonin oficerët e inteligjencës shtesë në territorin e Kosovës, ku tashmë ekziston misioni i NATO-s dhe pse Sllavjanka Petrovska i dërgoi operativët pa aminin e komandantit përgjegjës, mbetet të përgjigjet vetë ministrja e Mbrojtjes. As që dua të mendoj se oficerët tanë të inteligjencës u arrestuan sepse në territor të huaj u paraqitën si oficerë të zbulimit. Ndryshe, Sllavjanka Petrovska për ta mbuluar paaftësinë, menjëherë pas disa ditësh dërgoi në Kosovë zyrtarë shtesë nga i njëjti shërbim, por kësaj radhe me një njoftim te autoritetet dhe nën petkun se duhet të zhvillojnë bisedime me anëtarët e Kontingjenti maqedonas të cilët janë me mision në Kosovë”, tha mes tjerash Kovaçki, VMRO-DPMNE.