May 18, 2024
Maqedoni

Maqedonasi i dehur e denoncoi vetveten në stacion policor, pastaj sulmon policët

Dje në orën 19:00 në Stacionin Policor Radovish është arrwstuar A.F.(36) nga Radovishi.

Në ambientet e stacionit policor të Radovishit ai ka ardhur në gjendje të dehur për të denoncuar për shkelje të rendit dhe qetësisë publike në të cilën ka marrë edhe vetë pjesë, e pastaj ka filluar të sillet në mënyrë agresive ndaj policëve, transmeton Lideri.mk.

“Personi është ndaluar në Stacionin Policor të Radovishit dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, njofton MPB./Lideri