Maqedoni

BFI njofton një lehtësim për haxhilerët

Bashkësia Fetare Islame është deklaruar në lidhje me vendimin e sotëm të Qeverisë, me të cilin hiqen vizat dalëse për në haxh.

Nga BFI bëjnë të ditur se vendimi ka ardhur pasi kreu i këtij institucioni, Shaqir Fetai “në mars të këtij viti në kërkesën drejtuar krerëve të Qeverisë kërkoi të anulohet vendimi me numër 23-1375/1, i datës 3 qershor 1993 i cili obligonte hanxhinjtë në dalje nga vendi të paguajnë vizë dalëse, qëndron në njoftimin e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut”.

“Sot, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e saj e ka shqyrtuar dhe pozitivisht i është përgjigjur kërkesës së kreut të BFI-së, duke miratuar vendim, sipas të cilit hiqen vizat dalëse për të gjithë ata që do kryejnë Haxhin për vitin 2023.

Reisul ulema haxhi hafiz Shaqir ef. Fetai, ne emër të institucionit më të lartë fetarë dhe në emër të gjithë hanxhinjve shpreh falënderime dhe mirënjohje për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministrat për angazhimin e tyre në drejtim të kryerjes sa më të lehtë të obligimit të haxhit”, qëndron mes tjerash në njoftim./TV21