May 8, 2024
Kolumna

Mallku qoftë shtëpia ligjëdhënëse dhe gjyqësori i Maqedonisë së Veriut!

Shkruan: Etem Xheladini, Kumanovë

Historia na mësojë se në këtê shtëpi ligjëdhenëse, si dhe gjygjësorin e R. Maqedoni V, si në pushtetin monist po edhe në këte pluralistë pushtetarët e politikëbërsit kur ishinë në pyetje shqiptarët punonin me dy arshine.
Në këtë shtëpi ligjëdhënëse lindi e keqja më e madhe për shqiptarët me që gjygjësori gjitha kohrat kur ishin në pyetje shqiptarët shkaktojë plagë më të zeza për shqiptarët që nga viti 1946/7, 1949, 1952, 1968, 1970, 1981, 1992, 1998, 2001, 2015, 2019 e deri më sot.
Këto politikëbërës e pushtetar sllavo-maqedon, çdoherë gjetën edhe vazal shqipfolës, që historikisht na sollën shumë viktima të pa fajshme vetëm se nuk ishin përkrahës të vijes politike të tyre si në monizëm, po edhe në pluralizëm për këto tri dekada.
Vijuan gjithëherë burgosjet, vrasjet, likuidimet dhe pushkatimet me gjygjë e pa gjygjë të mijëra bijë e bija të pa fajshëm.
Internuan me mijëra familje, i mbyllën ne kampe përqëndrimi të izoluar duke i privuar nga çdo e drejtë dhe lirie.
Por më e keqja është se kjo sorte e politikëbërsve dhe pushtetarëve sllavo-maqedona, po edhe e vazalëve shqipëfolës të kësaj të keqe që lind në këtē shtēpi ligjëdhënëse janë shtrirë aqë thellë në këto institucione, ku edhe sot në mentalitetin e shqiptarëve kanë futur frigën, duke i heshtur këto padrejtësi.
Akoma sot bij, bija, nipa e mbesa të atyre që themelunë dhe i sherbyen me dekada këtyre pushteteve me përkushtim klikave që ushtruan dhunë ndaj shqiptarëve për 70-vite, sundojnë në këto institucione famëkeqe në këtë vend, kanë kap sot në bashkëpunim me krimin gjithë fushat e jetës në Maqedonin e V.
Se kjo mbanë, po dëshmonë se ende kur janë në pyetje shqiptarët shtëpia ligjëdhënse nuk është gati që të merrë vendim, nga ato të drejtat më elementare, deri te ndrishimi i kushtetutës për 20%, fenomen që vetëm me shqiptarët ndodhë që mos të përmenden si shqiptar, por të drejtat e tyre të jenë në përqindje, kurse kur janë në pyetje ndryshimet në interes të maqedonasve, e kombeve tjera nuk ka rezistencë si me rastin e futjes edhe të pakicës bullgare.
Mallku qoftë kjo shtëpi ligjëdhënëse dhe gjygjësori që vetëm të zeze po sjellë ende shqiptarëve.