May 8, 2024
Maqedoni

Lista e zezë amerikane me emra të rinj, Kovaçevski: ShBA-ja vendos sipas informatave që posedon. VMRO-DPMNE: Krimet ua falë sistemi ynë, por jo Amerika

Vënia e Stevço Jakimovskit kryetar komune dhe kandidat për president dhe Katica Janevës, ish-prokurore speciale në listën e zezë amerikane, ka shkaktuar reagime politike. Kryetari i LSDM-së Kovaçevski thotë se emrat e tyre janë gjetur në listën e partnerëve tanë strategjik në bazë të informacioneve që kanë.

“Bëhet fjalë për vendim që e miratojnë institucionet amerikane, vendime të cilat i marrim sipas informacioneve që kanë. Marrë parasysh atë se ShBA-ja është partneri ynë strategjik njësoj sikur BE-ja, Qeveria ka përgatitur ligj për masat restriktive që është dorëzuar në Kuvend.”, – deklaroi kryeministri, Dimitar Kovaçevki, transmeton TVM2.

Për VMRO-në figurat e korruptuara u shpëtojnë proceseve të brendshme gjyqësore, por jo edhe listës amerikane. Sipas tyre, projekti LSD-së dhe PSP-së u shndërrua në krim të përzier, më i madhi në tri dekadat e fundit.

“Këta dy persona janë të përzier në korrupsion të madh në Maqedoni. Nuk ka dilemë se LSD-ja sa bashku me BDI-në janë fabrikë për kriminalitet, korrupsion dhe prodhues të manipulimit. Të gjitha kuadrot e këtij koalicioni mbarojnë në listën e zezë të turpit të krimit. Nga ana tjetër është simptomatike se për këta njerëz nuk ka procese serioze, për shkak se pushteti ua amniston krimin.”.

Sipas vlerësimeve të Shteteve të Bashkuara, veprimet e tyre kanë minuar sundimin e ligjit dhe besimin e publikut në institucionet demokratike dhe proceset publike të qeverive të tyre. Nga departamenti i shtetit konfirmojnë se do të vazhdojnë të mbështesin sundimin e ligjit dhe forcimin e institucioneve demokratike në të gjithë Ballkanin.