May 18, 2024
Maqedoni

Kovaçevski – Meta: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë plotësuar gjithçka, radhën e ka BE-ja

Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Shqipërisë, si vende fqinje dhe miqësore, ndajnë vlera të njëjta dhe kanë ardhmëri të përbashkët. Kjo ardhmëri e përbashkët është në BE dhe jam i bindur se së shpejti që të dy vendet do t’i fillojnë negociatat për anëtarësim në Union, pasi edhe Maqedonia e Veriut edhe Shqipëria deri tani kanë plotësuar gjithçka çka është kërkuar prej tyre. Tani e ka radhën BE-ja, tha kryetari i LSDM-së dhe mandatar për përbërje të Qeverisë së re, Dimitar Kovaçevski në takimin e sotëm me kryetarin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Në takimin, siç kumtoi LSDM, u bë fjalë për më shumë tema aktuale, por në fokus ishte bashkëpunimi i ndërsjellë, iniciativa Ballkani i hapur dhe procesi i eurointegrimeve.

Presidenti shqiptar theksoi se është i qartë përparimi që Maqedonia e Veriut e ka arritur gjatë disa viteve të kaluara, e përshëndeti konceptin “Një shoqëri për të gjithë”, duke e cilësuar si shembull unikat në rajon dhe theksoi se fillimi negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut jo vetëm që është i rëndësishëm për të dy vendet, por jo është edhe në interes të tërë rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Kovaçevski ka shprehur bindje se bashkëpunimi i deritanishëm mes dy vendeve në mënyrë shtesë do të intensifikohet përmes Ballkanit të Hapur. Lidhur me bashkëpunimin bilateral dhe rajonal, ai tha se Balkani i Hapur është hap i rëndësishëm drejt avancimit të bashkëpunimit mes shteteve, sjell mundësi të reja për rritje ekonomike dhe zhvillim. Megjithatë, Kovaçevski vlerëson se kjo nuk është alternative për anëtarësim në BE, por mund të jetë ndihmë serioze gjatë aderimit në Union.

Kovaçevski paralajmëroi edhe intensifikimin e projekteve infrastrukturore të Korridorit 8, që do të sigurojë, siç tha, lidhje më të mirë të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Në takimin Kovaçevski – Meta mori pjesë edhe sekretari për bashkëpunim ndërkombëtar, Bojan Mariçiq.