May 4, 2024
Maqedoni

Likovë: Gjendje e qetë me “Kollën e Keqe”

Edhe pse ditëve të fundit kishim raste të të prekurve nga virozat sezonal, mirëpo nga “Kolla e Keqe” fatmirësisht nuk ka të prekur.

Ekipi ynë vizitoi Institucionin Publik Komunal për fëmijë Çerdhen “Rrezja”, në fshatin Orizare të komunës së Likovës, ku edhe më të rrezikuar nga infektimet me “Kollën e Keqe” janë parashkollorët. Nga drejtuesit e Çerdhes “Rrezja” u njoftuam se deri më tani nuk ka patur ndonjë rast të infektuar me “Kollën e Keqe”.

“Për momentin nuk kemi ndonjë rast të prekur nga virozat, apo me kollë të keqe, momentalisht situata është e mirë, zakonisht nëse një fëmijë mungon 2 apo 3 ditë dhe nuk vie në çerdhe ne menjëherë kontaktojmë prindin përmes telefonit dhe informohemi për arsyen e mungesës, nëse ka ndonjë sëmundje apo infeksion atëherë duhet të sjellë raport nga mjeku se për kohën sa ka munguar është mjekuar dhe ka pranuar këtë lloj terapi, dhe kjo duhet me patjetër të realizohet, pra sa i përket kollës keqe nuk kemi patur ndonjë rast”, u shpreh drejtoresha e çerdhes për fëmijë “Rrezja” Likovë, Sabrie Saiti.

Nga këtu na njoftuan edhe me hapat të cilat merren nëse në ndonjërin nga fëmijët vërehet ndonjë dyshim për ndonjë virozë apo aoftë edhe rrjedhje e hundëve.

“Fillimisht biesdojmë me prindin, nëse hasim ndonjë fëmijë me viroza, por rrjedhja e hundëve mundet me qenë nga ndonjë alergji, konsultohemi se për çka ka ardhur deri te sekrecioni i hundës dhe kështuqë marrim masa e largojmë fëmiun nga këtu, por kryesisht nuk kemi hasur diçka alarmante”, theksoi Saiti.

Drejtoresha e Çerdhes “Rrezja”, na njoftoi se cilat janë kushtet për pranimin e fëmijëve për tu regjistruar në këtë institucion.

“Fëmijët duhet patjetër të pajisen me kartonin e vaksinave, vërtetimi prej te mjeku pediatër që fëmia mund të pranohet në çerdhe, si dhe kemi procesin e brisit që merret për baktere në hundë dhe fyt, pra këto janë procedura të domosdoshme pa të cilat i njejti nuk mund të pranohet në çerdhe janë rregulla primare”, u shpreh Saiti.

Ndryshe Çerdhja ”Rrezja”, në fshatin Orizare të komunës së Likovës është themeluar në vitin 2015 kurse ka filluar me punë nga viti 2016 dhe se aktualishtë ka të pranuar mbi 70 fëmijë.