April 30, 2024
Maqedoni

Policia, DAP-i dhe inspektorët në gjueti, mbyllin gjashtë klube të natës!

Sot, rreth orës 01:00 në një aksion të përbashkët mes Byrosë për siguri publike, Sektorit të Punëve të Brendshme Shkup, Drejtoria për të Ardhura Publike dhe Inspektorati Shtetëror i Tregut është realizuar aksion kontrolli në më shumë objekte hotelerike (klube të natës) për të cilat kishte njohuri se gjatë punës së tyre ka parregullsi, si mos lëshim i faturave fiskale, lëshimi i individëve pa certifikatë të vaksinimit, mosrespektim të protokolleve për përballje me Kovid-19, prani e fëmijëve dhe mosposedim i licencës për personat e sigurimit.

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, nga aksioni është konstatuar siç vijon më poshtë:

Në një objekt hotelerik në rrugën “Jordan Mijallkov” gjatë kontrollit nga ana e DAP-it është konstatuar moslëshim i faturave fiskale. Nga ana e Njësitit për polici intervenuese janë arrestuar pesë persona pa letërnjoftime, janë gjetur dy persona që kanë poseduar certifikatë të vaksinimit dhe 15 persona që nuk kanë poseduar certifikatë të vaksinimit, pas çfarë nga na e ISHT-së është përpiluar shkresë për personat e kapur në objekt pa certifikatë të vaksinimit për çfarë do të lëshohen edhe shkresa kundërvajtëse, kurse objekti do të mbyllet përkohësisht, transmeton TV21.
Në një objekt hotelerik te Stacioni Hekurudhor i ri, gjatë kryerjes së kontrollit, është konstatuar se 9 persona nuk posedojnë certifikatë për vaksinim, është kapur fëmijë. Nga ana e DAP-it është konstatuar parregullsi në qarkullimin ditor për çfarë do të shqiptohet gjobë. Nga ana e IShT-së është konstatuar se në objekt nuk respektohen ligji për duhanpirje, moszbatim të protokolleve shëndetësore, janë kapur persona pa certifikatë, pas çfarë nga IShT-ja do të shqiptohen gjoba për shkeljet e konstatuara, kurse objekti është mbyllur përkohësisht.
Në një objekt hotelerik në rrugën “Anastas Mitrev” gjatë kryerjes së kontrollit nga ana e DAP-it është konstatuar parregullsi në evidentimin e pagesës, siç është moslëshimi i faturave fiskale. Nga ana e pjesëtarëve të MPB-së është konstatuar se gjashtë persona nuk posedojnë certifikatë për vaksinim, si dhe tre persona nga sigurimi kanë qenë pa licencë përkatëse për punë, pas çfarë nga ana e IShT-së është dorëzuar edhe procesverbal për personat e kapur në objekt pa certifikatë të vaksinimit për të cilët do të shqiptohet gjobë, kurse objekti është mbyllur përkohësisht.
Në një objekt hotelerik në rrugën “8 Shtatori”, gjatë kontrollit të kryer nga ana e DAP-it, është konstatuar qarkullim ditor i paevidentuar, gjegjësisht moslëshim të faturave fiskale, kurse nga policët është vërtetuar se dy persona nuk posedojnë certifikatë për vaksinim, nga ana e IShT-së është përpiluar procesverbal pas çfarë do të shqiptohen edhe gjoba, kurse objekti është mbyllur përkohësisht.
Në një objekt hotelerik në rrugën “Shën Klimenti i Ohrit” gjatë kontrollit të kryer nga DAP-i është konstatuar dallim në qarkullimin ditor, përkatësisht moslëshim të faturave fiskale. Nga ana e policisë është konstatuar se 10 persona nuk posedojnë certifikatë për vaksinim dhe prani të fëmijëve, pas çfarë nga IShT është përpiluar procesverbal për mosrepektim të masave dhe do të shqiptohen gjoba, kurse objekti është mbyllur përkohësisht.