May 21, 2024
Maqedoni

Zgjedhjet presidenciale, Vankovska dhe Jakimovski mblodhën nënshkrimet

Pesë nga gjithsej 11 kandidatë kanë mbledhur 10 mijë nënshkrimet e nevojshme për të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale.

Kështu flasin të dhënate fundit të KSHZ, sipas të cilave Bujar Osmanit nga BDI, Arben Taravarit nga koalicioni “VLEN” dhe Maksim Dimitrivskit do ju bashkangjiten në garën për president edhe kandidatja nga e majta, Biljana Vankovska dhe kryetari i komunës së Karposhit dhe lider i GROM-it, Stevço Jakimovski. Edhe presidenti aktual Stevo Pendarovski, e shpalli kandidaturën e tij dhe paralajmeroi që të dielën do të nis me grumbullimin e nënshkrimeve.

LSDM, nesër fillojm me grumbullimin e nënshkrimeve

LSDM, nga ana tjetër, nesër do të mbajë kongres në të cilin duhet të zyrtarizohet mbështetja për presidentin aktual Stevo Pendarovski.

“Presidenti aktual, Stevo Pendarovski dje në preskonferencën e tij e shpalli kandidaturën e tij , kërkoi mbështetje nga qytetarët që të dielën të japin nënshkrimin e tyre dhe të mbështesin kandidaturën e tij për mandat të dyt si president i shtetit. Në vitet e fundit , mund të them se Stevo Pendarovski tregoi dhe dëshmoi se është president I të gjithë qytetrëve pa dallim të përkatësisë së tyre, etnike, fetare apo partiake. Nisur prej kësaj presim që mbështetja për të të jetë masovike”, u shpreh zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska për TVM2.

Zgjedhjet presidenciale, kandidatët e tjerë kanë afat deri me 8 mars

Kandidatët e tjerë, të paktën tani për tani, janë larg 10 mijë nënshkrimeve të kërkuara. Velo Markovski ka 1.330, Mersiha Smailovic 1.286, Gjorgi Manaskov 388, Zorica Cvetkovska 176, Zotri Popovski 106, Tome Nikolovski 0. Procedura për mbledhjen e nënshkrimeve ka nisur më 23 shkurt dhe do të zgjasë deri më 8 mars në mesnatë. Mbledhja e nënshkrimeve bëhet në të gjitha drejtoritë rajonale dhe zyrat e KSHZ-së, të vendosura në selitë e 34 njësive vendore dhe para noterëve kompetentë.

Pjesëmarrësit në zgjedhje listat e kandidatëve për kryetar të shtetit, duhet t’i dorëzojnë KSHZ-së më së voni deri më 19 mars deri në mesnatë. Zgjedhjet presidenciale janë caktuar për 24 prill, ndërsa raundi i dytë është më 8 maj, kur duhet të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare.