May 14, 2024
Maqedoni

BDI: Shumica e badenterit siguron konsensuz etnik

Qëndirmi i kandidates për president të VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska- Dafkova, se është kundër zgjedhjes së presidnetit në Kuvend pasi hap rrugën për pazare dhe shantazh, ka nxitur reagimin e BDI-së. Përmes një reagimi me shkrim nga kjo parti thonë se dënojn ashpër deklaratën e sotme të VMRO DPMNE-së dhe Gordana Siljanovskës për kamxhikosjen е votuesve dhe zgjedhjeve në vendin tonë.

“Një shumicë prej dy të tretash siguron konsensus shoqëror dhe mbipartiak me mbi 80 vota në Parlament.Ndërsa shumica e Badenterit siguron konsensus etnik për të parandaluar mbivotimin etnik dhe imponimin e vullnetit vetëm të dy partive më të mëdha politike maqedonase.VMRO DPMNE dhe humbësja Gordana nuk u distancuan nga Rusia dhe nuk u rreshtuan me Europën”,- thuhet në reagimin me shkrim të BDI-së.

LSDM: Me Davkovën vendi kthehet në iozolim

Lidhur me kandidaturën e Gordana SIljanovks Davkoves reagojn edhe nga LSDM.Sipas social – demokratëve, VMRO- DPMNE me Siljanovska Davkovën ofrojnë kthim në izolim dhe janë shumë larg BE-së.

“DPMNE nuk solli asnjë ndryshim pozitiv, nuk solli asnjë reformë, vetëm fatkeqësi.E njëjta gjë është edhe me propozimin për kandidat presidencial të opozitës në personin e Davkovës.DPMNE nuk mund të sjellë ndryshime pozitive sepse e vetmja mundësi për Maqedoninë është anëtarësimi në BE – dhe ata janë kundër kësaj. Me DPMNE nuk do të ketë BE as për 100 vjet”, u shpreh zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.

VMRO-DPMNE: Pendarovski shkeli dinjitetin e Maqedonisë

Edhe nga VMRO-DPMNE të paknaqur me kandidaturën e LSDM. Sipas tyre Stevo Pendarovski gjatë mandatit të tij nuk ka bërë absolutisht asgjë për shtetin dhe qytetarët.

Qytetarët lëvizin sepse shteti nuk funksionon për shkak të kuadrove si Stevo Pendarovski.Pendarovski shkeli dinjitetin e Maqedonisë dhe të popullit. Ai ka humbur plotësisht besueshmërinë dhe integritetin e tij, thuhet në reagimin me shkrim të DPMNE-së.