April 27, 2024
Kolumna

‘Legjenda e vërtetë pa flamur shqiptar’!

Medai Shaholli

Para ca ditësh lideri i integristëve ‘Ali legjenda’, ka takuar gjeneralin amerikan Clark në një zyrë a në një nga sallonet e DUI-t, (ose gjetiu) i cili duket si një takim zyrtar me protokoll ku mungon flamuri shqiptar!

Ndaj, çdo shqiptar mund të pyes sesi legjenda e pret gjeneralin dhe mikun amerikan Clark pa flamur shqiptar por vetëm me flamurin e ‘Severnës’ dhe atë amerikan?
Të jetë kjo një herresë e ‘legjendës së gjallë’ apo neglizhencë e shefit të protokollit pranë kabinetit të Ali pashait, nuk e besoj të jetë as njëra as tjetra, por vetëm shprehia e bërë zakon e liderëve shqiptarë në takime me ndërkombëtarët, se gjoja ata përfaqësojnë shtetin e ‘Severnës’ pjesë të së cilës janë dhe ata, pra janë vet shteti.

Me këtë thënie të gjeneralit Clark mund të kuptojmë si ‘romuz’ për Aliun se është bërë ‘legjendë’ pasi ka shkrirë identitetin kombëtar shqiptar në 20% ndryshe nuk mund ta kuptojmë epitetin ndaj tij.

Megjithatë, Aliu dhe integristët e tij do të vazhdojnë ta mbajnë flamurin shqiptar në zyrat e tyre takimet e ndryshme vetëm me shqiptarë duke u dukur patriotë dhe atdhetarë që sollën lirinë dhe flamurin edhe pse më të vogël në përpjestim 3:1 në raport me atë të ‘Severnës’!