LDK pranon marrëveshjen me VV-në, Abdixhiku deputetëve të tij: Prej nesër paçi fat në shërbim të Republikës!
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka zhvilluar një mbledhje me deputetët, pas takimit që pati me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, në lidhje me arritjen e një marrëveshje për zhbllokimin e ngërcit institucional në Kosovë, pas zgjedhjeve të fundit parlamentare.
‘Me 18 deputetët e LDK-së, në përcaktimin e rrugëtimit të përbashkët përpara. Paçi fat e shëndet, në shërbim të Republikës dhe popullit të Kosovës nga nesër e tutje’, shkruan Abdixhiku në Facebook.

