Deputetja nga Vushtrria, Fjolla Ujkani, ka njoftuar se është regjistruar për herë të pestë si deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Përmes një postimi publik, Ujkani e cilësoi këtë si një nder të madh, duke theksuar se mandatin e ri do ta ushtrojë me përgjegjësi në shërbim të qytetarëve dhe institucioneve të vendit.

“Për herë të pestë, me nderin dhe përgjegjësinë për të shërbyer si deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Ujkani.

Ky mandat shënon vazhdimin e angazhimit të saj në legjislativin e Kosovës, ku ajo do të përfaqësojë qytetarët edhe në legjislaturën e re.

" "
sqShqip