May 9, 2024
Maqedoni

Lajm i gëzueshëm: Familja strugane dhuron tokën për ndërtimin e Xhamisë (Foto)

Lajmë i gëzueshëm
Sot myftinia e Strugës në krye me myftiun, nënshkrojti vakëfin i cili është në dhurim e sipër nga familja Shaqiri nga fshati Frëngovë.
Është një tokë me sipërfaqe prej 1856 m2 ndërsa vakëfi ndodhet tek qoshi i rrugës për Qafë Thanë, mes fshatit Ladorisht dhe Frëngovë.
Lusim Zotin e Madhërishëm që familjen Shaqiri ta shpërblejë me të mirat e Tij edhe në këtë botë edhe në botën tjetër.
Vakëfi i Strugës po shtohet çdo ditë e më shumë, Zoti i nderoftë dhuruesit.

Salim Sulejmani, myfti i Myftinisë së BFI-së në Strugë