May 10, 2024
Maqedoni

MPB: Autorët e dyshuar për vrasjen e vajzës 14 vjeçare janë maqedonas

Përkundër spekulimeve dhe dezinformatave sipas të cilave ky rast ka prapavijë etnike, ju njoftojmë se të gjithë të dyshuarit janë të përkatësisë etnike maqedonase, ka njoftuar policia lidhur me autorët e dyshuar të vrasjes së 14 vjeçares Vanja Gjorçevska dhe një personi (berber) 74 vjeçar nga Shkupi, transmeton Lideri.mk.

Paraprakisht kryetari i partisë Koncepti Maqedonas, Petar Bogojevski, publikisht aludoi se autorët janë nga Kosova, mirëpo ky njoftim i policisë demanton ata./Lideri