May 8, 2024
Maqedoni

Ky është numri i rasteve të reja dhe viktimave nga covid-19 në vend

Nga raporti i fundit i Institutit të Shëndetit Publik konstatojnë se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 690 raste të reja dhe 21 viktima, shkruan Alsat.

Gjithashtu nga ky Institut bëjnë me dije se betejën me virusin e kanë fituar edhe 676 persona.

Që nga fillimi i pandemisë deri më tani në vendin tonë me virusin corona janë infektuar 278,872 persona, ndërsa të vdekur janë 8,599, përderisa të shëruar deri më tani janë 257,956 persona. /Alsat.mk