April 29, 2024
Maqedoni

Kuvendi i ASH-së: Ziadin Sela – Кryetar kuvendi, Krenar Lloga – Sekretar i përgjithshëm, Isen Shabani – Sekretar Organizativ

Është drejt fundit Kuvendi i Aleancës për Shqiptarët ku po zgjidhen organet partiake pas kongresit të mbajtur para disa javëve.

Ashtu siç u paralajmërua nga Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, sot u zgjodh Kryetari i Kuvendit të kësaj partie e që me propozim të Taravarit është zgjedhur ish kreu i partisë, Ziadin Sela, përcjell Klan Macedonia.

Gjithashtu janë zgjedhur edhe Sekretari i Përgjithshëm i partisë dhe Sekretari organizativ. Në pozitën që taravari e mbajti për disa vite, tani do të vijë Krenar Lloga, anëtar i KSHZ-së dhe themelues e bashkëpunëtor i ngushtë i Selës.
Ndërsa për Sekretar organizati të ASH-së, është zgjedhur isen Shabani, kryetar komune në Vrapçisht. Shabani fitoi dy mandate radhazi zgjedhjet në këtë komunë./KlanMacedonia