“Ndërprerje urgjente të negociatave RMV – BE” | Sofje: Protestë në mbrojte të të drejtave të bullgarëve në RMV

Xhambaski i kërkon KE-së ndërprerje urgjente të negociatave RMV – BE

Në Sofje, para përfaqësisë së Komisionit Evropian, është mbajtur një protestw, sic u tha, në mbrojtje të të drejtave të Bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, ku, sic njofton KlanM, më të shumtë në numër ishin simpatizuesit dhe përfaqësuesit e partisë politike nacionaliste bullgare VMRO-BND.

Protesta, sic njoftojnë mediat bullgare, është mbajtur edhe për të mbështetur Hristijan Pendikovin, sekretarin e klubit bullgar “Borisi i Tretë” në Ohër, i cili ishte sulmuar dhe rahur në këtë qytet.

Protesta, sic percjell KlanM, ishte paralajmëruar nga Eurodeputeti bullgar dhe bashkëkryetari I VMRO-BND, Angel Xhambaski. Në një letër drejtuar Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, ai ka kërkuar ndërprerjen urgjente të negociatave të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE.

Tre qytetarë të Ohrit, para dy ditëve, në një objekt hotelerik në Ohër kishin sulmuar 21 vjecarin Hristijan Pendikov duke I shkaktuar lëndime trupore. Dje, sic njofton KlanM, Ambasada e Bullgarisë në Shkup kishte organizuar transferimin e tij në Spitalin e Sofjes.

Ministria e Jashtme bullgare ka njoftuar se Ministrat e Jashtëm të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, Nikolaj Milkov dhe Bujar Osmani, do ta vizitojnë Pendikovin I cili është I hospitalizuar në Spitalin Ushtarak në Sofje./KlanMacedonia