June 17, 2024
Maqedoni

Kush janë kompanitë me fitime më të mëdha gjatë 2023 në rajonin e Tetovës

Faktor.mk ka analizuar se cilat janë kompanitë me fitime më të mëdha në rajonin e Tetovës.
Në vend të parë është Pofix, kompania për prodhimin e llaçit, e cila është edhe një nga prodhuesit më të mëdhenj të materialit ndërtimor në Maqedoni për vitin e fundit për sa i përket fitimit të realizuar. Fitimet u rritën me 794 për qind, megjithëse të ardhurat u ulën me 20 për qind. Ajo ka 130 punonjës dhe është në pronësi të Ertan, Adnan dhe Isref Memedali. Kompania ka edhe dy filiale për përgatitjen dhe shërbimin e organizuar të ushqimit dhe transportin e mallrave.

Arbëria-Design, kompania e Hasim Hamzait, e cila është në biznesin e teksteve shkollore, printimit të librave, kancelarive, shërbimeve të printimit, tabelave neoni e të tjera, dhe financohet kryesisht nga kontratat e prokurimit publik me institucionet e BDI-së, u rendit e dyta në kompanitë me më të larta.

Nga lista e “Faktor”, katër kompani merren kryesisht me qira të patundshmërive – Tetex, Palma Trade, AD Interpromet dhe K-Rent. Të gjitha këto katër kompani janë ndër 15 më të suksesshmet për sa i përket fitimit në nivel të gjithë Maqedonisë për vitin 2023, kur bëhet fjalë për mbledhjen e qirasë nga patundshmëria.

Në renditjen e ofruar janë edhe tre biznese për ndërtimin e objekteve rezidenciale dhe jo-banesore – NB-Company, AK Invest dhe Izo Stone. Ndër ata të rangut të lartë është kompania e basteve Banana Kick me pronar Ilir dhe Emir Shefitin.

Ndër të parat është “Sanmarti”, kompania e Vllado Martinoskit nga Çellopeki, e cila me 41 punëtorë ka një fitim prej rreth 1.1 milionë euro. Kompania është e specializuar në shitjen e sanitarive. Edhe pse kompania është nga Tetova, shitjet kryesore janë në tregun e Shkupit, ndërsa dy depot janë në kryeqytet.

“Victoria Poroj” për tregti me pakicë me mallra metalike, bojëra dhe xhami në shitore të specializuara, në pronësi të Dashmir Halilit, me 13 punëtorë të regjistruar, ka realizuar fitim prej 69 milionë denarë dhe atë nga të hyrat prej 216 milionë denarë. Kompania merret edhe me prodhimin e energjisë solare.

Ndër kompanitë më të suksesshme në Tetovë është parfumeria Shatci, e cila shet në qytete të tjera, si dhe Universiteti i Evropës Juglindore, përndryshe në pronësi publike-private.

Top kompanite janë keto:
1.POFIX me fitim 3.8 milion euro
2.Arberia Design me fitim 1.98 milion euro
3.Teteks me fitim 1.5 milion euro
4.Pallma Trade me fitim 1.2 milion euro
5.NB Comnpany me fitim 1.2 milion euro
6.Victoria Poroj me fitim 1.1 milion euro
7.UEJL me fitim 1.0 milion euro
8.Sanmarti me fitim 1.0 milion euro
9.Banana kick me fitim 1.0 milion euro
10.AD Interpromet me fitim 980 mijë euro
11.AK Invest me fitim 980 mijë euro
12.Izo Stone me fitim 895 mijë euro
13.K-Rent ,me fitim 857 mijë euro
14.Shatci me fitim 650 mijë euro.