July 23, 2024
BallinaMaqedoni

Mickoski shpalosi emrat e ministrave të VMRO-së

Lideri i partisë së VMRO-DPMNE-së dhe mandatari për përbërjen e qeverisë së re Hristijan Mickoski i bëri të ditur emrat e ministrave në qeverinë e re. Më poshtë mund ta shihni listën:

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Aleksandar Nikollovski
Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajlovski
Ministrja e Financave Gordana Dimitrievska Koçovska
Ministri i Punëve të Jashtme Timço Mucunski
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Zllatko Pirinski
Ministri për Shoqëri Informatike Stefan Andonovski
Ministri i Sportit Borko Ristovski

Ministrja e Energjisë dhe Minierave Sanja Bozhinovska
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Cvetan Tripunovski
Ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Ljutkov
Ministri i Punëve të Brendshëm Pançe Toshkovski
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska
Zv/kryeministër – Ljupço Dimovski
Ministri i Marrëdhënieve ndërmjet Komuniteteve Ivan Stoillkoviq
Ministri i Integrimeve Shaban Saliu

Sipas njoftimeve, qeveria duhet të zgjidhet fundjavën e ardhshme, ose mundësisht të hënën e 24 qershorit.

Qeveria e ardhshme do të përbëhet nga Koalicioni “Maqedonia juaj” e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, Koalicioni “VLEN” dhe ZNAM për Maqedoninë tonë, përcjell TV21.