May 28, 2024
Maqedoni

Kush është i plagosuri Rade Trajkovski-Shteklli dhe për cilën vrasje akuzohet

Dy të plagosur nga të shtënat në qendër tregtare East Gate. Në sulmin e armatosur, sipas informacioneve fillestare, është plagosur edhe Rade Trajkovski-Shtekli, i cili saktësisht dy muaj më parë ka qenë cak i sulmit në të njëjtën edër tregtare dhe në të njëjtin lokacion, në garazhin e podrumit -1.

Dy të plagosurit janë dërguar në spitalin Klinik të Shkupit.

Lajmin e ka konfirmuar edhe MPB.

“Sot (24.10) nga Q.T East Gate është denoncuar se është shtënë ndaj dy personave të cilët me lëndime janë dërguar në spital për ti ofruar ndihmë. Ekipet policore janë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, kanë thënë nga MPB./TS/

Por kush është Shteklli.

Emri i tij bëri jehonë në opinion gjashtë vite më parë kur u vra futbollisti i ri Martin Janushev. Për këtë vrasje dyshohet dhe akuzohet Filip Sekulovski-Kobra, i cili u arrestua pas dy vitesh në arrati. Mirëpo, kur ka ndodhur ngjarja, me vrasjen jozyrtarisht është lidhur emri i 37-vjeçarit Shtekli, gjegjësisht mediat atëherë kanë njoftuar se Sekulovski ishte takuar me Shteklin para se të vriste Janushevin.

Në vitin 2011 ai u ndalua edhe nga policia italiane për shkak të lidhjes së tij me fiksimin e ndeshjeve në Ligën e Kalçios italiane.