May 20, 2024
Maqedoni

Krimineli serb nga Kosova arrestohet në Shkup (Foto)

Policia e Shkupit mbrëmë kanë arrestuar kriminelin famëkeq botërore Carlos Estevez, përkatësisht Zoran Markoviqit për kalim dhe qëndrim të paligjshëm në vend, mëson portali “Lokalno”.

Zoran Markoviç, është serb nga Kosova, që prezantohet si Carlos Estevez nga Kolumbia ose Uruguai.

Në vitin 2015, Estevez dhe bashkëpunëtorët e tij tentian të blinin bankën e Republika Srpskas, përmes një fondi me një reputacion jashtëzakonisht të dyshimtë.

Bëhet fjalë për “Imperial Trust Fund” i cili kishte para me origjinë të dyshimtë, të regjistruar në Florida, që dyshohet se mbështetet nga paratë ruse.