May 14, 2024
Kosovë

Serbët fillojnë ta lajmërojnë njëri-tjetrin te polica e Kosovës: Djali lajmëron babanë në Polici për armë

Një djalë i nacionalitetit serb, banor në Leposaviq, ka lajmëruar në polici se babai i tij posedon armë pa leje.

Sipas Policisë së Kosovës tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar dy armë gjuetie dhe 20 fishekë.

“Leposaviq 19.10.2023 – 21:20. Ankuesi mashkull serb kosovar, ka njoftuar se prindi i tij i dyshuari mashkull serb kosovar posedon armë pa leje. Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga i dyshuari ka sekuestruar dy armë gjuetie dhe 20 fishekë. Ankuesi dhe i dyshuari janë intervistuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.