May 18, 2024
Maqedoni

Ndërron jetë një i burgosur në burgun e Idrizovës

Më 14.06.2022 rreth orës 11.15 nga SPB Shkup, raportojnë se nga Burgu Idrizovë është raportuar se i dënuari R.A (64) ka ndërruar jetë në Klinikën Universitare për Kardiologji – Shkup. Vdekje pa gjurmë dhune është konstatuar nga mjekja nga Klinika Universitare e Kardiologjisë, ndërsa kontroll është kryer nga ekipi i SPB Shkup dhe Prokurori Publik. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.