Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe në New York në nderim të vëllezërve Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi, pjesëtarë të Batalionit Atlantiku dhe shtetas amerikanë, raporton GazetaBlic.Kurti tha se rasti i vëllezërve Bytyqi dëshmon për krimet e kryera nga forcat serbe dhe theksoi se, edhe 27 vjet pas vrasjes së tyre, drejtësia ende mungon.
Ai u shpreh se Kosova, së bashku me Shtetet e Bashkuara, do të vazhdojë të kërkojë të vërtetën dhe përgjegjësinë për vrasjen e tyre. Postimi i plotë:
Bashkë me familjen Bytyqi, kryebashkiaken e Fairview City, Violetta Berisha, përfaqësues të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe me kolegë e bashkëpunëtorë, në New York bëmë homazhe në kujtim të Yllit, Agronit e Mehmetit, vëllezërve, luftëtarëve të lirisë nga Batalioni Atlantiku, qytetarëve amerikanë dhe dëshmorëve të kombit shqiptar.Vëllezërit Bytyqi, me veprat e tyre fisnike, përfaqësojnë vlerat më të larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të popullit tonë. Në sakrificën e tyre nderojmë edhe mërgatën tonë në Amerikë, breza shqiptarësh që, edhe larg atdheut, i qëndruan pranë Kosovës dhe i dolën zot asaj kur kishte më së shumti nevojë.

