May 5, 2024
Kolumna

Kur ra dëshmor Fadil Nimani

Shkruan: Nehat Jahiu

Në këtë rrëfim veterani i UÇK -së L Arnori do të rrëfej se si e ndjeu veten kur ra dëshmor Fadil Nimani- Komandant- “ Tigri”, Ai në vazhdim do të rrëfej se kishte dëgjuar për këtë trim që kishte luftuar me uniformën dhe ëmblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Rrafshin e Dugagjinit dhe kishte treguar një trimri ashtu siç e tregojnë trimat e vërtetë. Ai rrëfen se kishte dëgjuar se Fadil Nimani- Komandant “ Tigri” ishte që nga krismat e para të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të vitit 2001, por nuk kishte pasur rast të e takojë ndonjëherë. Kishte dëgjuar se ishte jo vetëm trim, por ishte edhe një strateg i luftës. Për të e vërtetuar një gjë të dëgjur për këtë trim ai kishte pasur rastin që në fillim të luftës në komunën e Likovës të e njoh kur ishin të pozicionuar në vijën e frontit në anën e djathtë të “Përroi të fshatit Sllupçan” që shpie nga fshati Orizare për në Kumanovë. Ai në vazhzhdim rrëfen se kur më ne ishim të rrethur me tanksa dhe autoblinda dhe nga qielli ishim të rrethur me helikuptera, ndërsa ne si ushtar të UÇK-së kishim vetëm nga një armë dore. Në ato çaste ishte njoftuar në Sllupçan Fadil Nimani – Komandnt “Tigri”. Menjëherë kishte marrë ushtarin F. B. nga Kumanova dhe me makinë ishin nisur në shpejtësi për të ardhur në ndihmë. L. Arnor- Orizarja rrëfen se si e kishte ndalur makinën në rrugën kryesore që të shpiente në Kumanovë. Si e kishte vendosur pushkëmitralozin mbi makinë. Kishte lëshuar në kasetofon këngë patriotike dhe me zë të latë iu kishte lëshuar një thirrje nga goja trimi: “Oh, mos u dorëzoni, o trima të Ismet Jasharit”.

Në vazhdim l. Arnori rrëfen se si i tërhoqi të gjithë ushtarët që ishin të rrethuar me strategjinë e një lutëtari trim dhe me përvojë. I tërhoqi duke mos iu plagosur dhe vrarë asnjë ushtar, pos ushtarit që kishte ardhur me te F. B. Kjo ditë ishte dita e parë dhe e fundit që e kisha parë këtë trim lirie. Ku ishte rreziku gjithnjë aty ishte Fadil Nimanin- Komandat “Tigri”. Gjatë një operacioni luftarak në fshatin Vaksicë të komunës së Likovës më 25 maj të vitit 2001 do të bie dëshmor. Pasi do bie dëshmor shokët e luftës që ishin me te do e varrosin në fshatin Vaksicë ku edhe sot e ka varrin e tij.

Në vazhdim L. Arnori- Orizarja në rrëfimin e tij do të rrëfej se Fadil Nimani- Komandant “ Tigri” ishte Komandant dhe udhëheqës i Brigadës 113 “ Ismet Jashari në rajonin e Likovës dhe Kumanovës. Porosia e fundit siç rrëfejnë shokët e tij që ishinë me te në betejën e fshatit Vaksicë ishin” ” Dëshmor ose jo, si të doni më quani, por amanetin për liri, vëllezër t’ma ruani”. Këtë rrëfim L. Arnori – Orizarja do e pëfundoj me lotë në sy. Lavdi për Dëshmorin e Kombit Fadil Nimani- Komandant “ Tigri”!