May 11, 2024

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Asnjëherë nuk kisha menduar, por as që kisha ëndrruar se një ditë do të vijë një gjarpër helmues dhe do të na e halmojë familjen të tërën , por do të na helmojë edhe fëmijët.

Një gjë të këtillë nuk e kishe menduar dhe nuk e kisha besuar se në një familje kaq bujre dhe besnike që shumë armiq të brendshëm dhe të jashtëm u munduan të na ndajnë e përçajnë, por asnjëherë nuk mundën të ia arrijnë qëllimit të tyre.

Kaluan vite dhe shekuj nuk mundën të gjejnë në familjen tonë një gjarpër helmues i cili për interes personale do të e bënte një gjë të tillë, por ja që një e papritur dhe e pabesuesueshme ndodhi. Unë e kisha hetuar që herët këtë gjarpër helmues, por kur ju thoja disave nga anëtarët e familjes nuk më besonin.

Nuk kishin faj, sepse ata nuk e njihnin se kush mund të jetë ky gjarpër, por edhe nga tradita familjare nuk e besonin se gjarpër helmues nuk mund të ketë në familjen tonë.Unë një gjë të tillë e besoja, sepse kisha kuptuar që herët se ky gjarpër ishte trajnuar, por edhe që herët kishte pranuar që të pranojë të jetë një gjarpër helmues.

Ai helmoi shumëkend në mënyra të ndrashme ashtu siç e kishi trajnuar ata të cilët kishin nevojë për një gjrpër të tillë. Ajo që ishte edhe më e rrezikshme që erdhi koha që ky gjarpër duhej të fillojë të helmojë edhe një anëtarë të familjes sonë dhe mu ate i cili nuk e kishte besuar se është me helm derisa e helmoi ate.

E halmoi mu ate i cili çdoherë ishte në mbrojtje të tijë duke mus e kuptuar dhe duke mos besuar se në gjakun e tij ka gjak helmues. Diagnoza e këtij gjarpri ishte karierizmi, pabesia, hajnia, tradhëtia etj. Nuk vonoi shumë ai helmoi personin e familjes që gjithëçka kishte flijuar për te edhe jetën.

Këtë e bëri në mënyrë të fshehtë duke menduar se nuk do të zbulohet, por për fat të keq një të tillë për intereset e tij egoiste i shfrytzoi në pa besë duke i shfrytëzuar disa individë naiva dhe tinëzisht pas shpine e kafshoi me gjakun e tij helmues nëpërmjet disa gjarprinjve që edhe ata kishin të njejtin gjak helmues.

Ky pra, tani dihet me emër dhe me mbiemër se e helmoi personin e familjes që më shumë e deshi, e besoi dhe e mbrojti. Ky helm tani u zgjerua edhe më gjërë se ky gjarpër me helmin e tij helmoi tërë familjen duke e ndarë e përçarë.

Gjarpri helmues aq shumë sot është penduar, por gjithëçka është e vonuar. U bë shumë mirë që ky gjarpër helmues u zbuluar se do të helmonte shumëkend do të helmonte.

Oh, Zot ju faleminderit shumë që me ndihmën tuaj zbuluam gjarprin helmues që kishte helmuar shumë njerëz të pafajshëm për intereset e tij personale karieriste.

Tani më dihet se kush është me emër dhe mbiemër dhe njerëzit nuk do i besojnë , sepse tani më e dinë se ky është gjarpri helmues që gjithëkujt ia lëshon helmin tinzisht në besim për interesat e tij karieriste.