May 4, 2024
Kolumna

Me Demokracinë duhet të zbatohet interesi i përgjithëshëm e jo vetëmse ai individual

Ejup Berisha

Вратете го видот на која било возраст со овој метод…не се потребни операции !!!
Kur politikanët bëjnë dicka konkrete në kuadër të punëve, veprimeve dhe akteve të tyre në shtet dhe në shoqëri këta duhet të bëjnë dicka apo shumcka të mirë dhe të pranueshme për gjithë anëtarët e shoqërisë e jo vetëm për vetën dhe për ata pak njerëz që i tubojnë rreth vetes së tyre. Kur e kanë ndërmend ta instalojnë demokracinë këta këtë duhet ta bëjnë me qëllim që të mirat dhe përfitimet e saj ti shfrytëzojnë dhe ti përjetojnë të gjithë pjestarët e shoqërisë e jo vetëm një pakicë e tyre. Në vitin 2017 dikush me inicialet Z.Z këtu në RMV e premtoi krijimin e “Një shoqërie të barabartë për të gjithë” por kjo shoqëri mbeti vetëmse premtim i kotë ose u bë shoqëri vetëmse për disa persona të caktuar apo për ata persona që i kanë në qejf Partitë në pushtet dhe faktorët kyq politik këtu në RMV, ndërsa të gjithë qyteterët e tjerët nuk u bënë pjesë e asaj shoqërie të barabartë për të gjithë të premtuar nga “refirmatoriZ.Z”. Në të pra nuk bëjnë pjesë shumica e qytetarëve, pjesë e saj nuk është as autori i këtij teksti E.B do të thotë pjesë e asaj shoqërie për të gjithë të premtuar dhe akoma të parealizuar janë një pakicë njerëzish.Këta janë të preferuarit e Partive politike në pushtet, njerëzit rreth Kryetarëve të Partive, njerëzit rreth Kryeministrit dhe ata rreth antarëve tjerë të Qeverisë.Ndërsa Demokracia u përket të gjithëve e jo vetëm një pakice të individëve në shoqëri. Nëse favorizohet pakica atëher kemi Autokraci e jo Demokraci.Nëse kemi favorizim të pakicës së njerëzve atëher Modeli I Demokracisë është egosit si dhe injorues- përjashtues e jo unifikues.
Shoqeria jo-egoiste dhe jo-përjashtuese jo-injoruese i trajton te barabarte dhe te lire te gjithe qytetaret pa perjashtime dhe duke i pranuar dallimet të cilat egzistojnë mes tyre. Pse nuk kemi modele të përshtatshme e të pranueshme të demokracisë këtu në vendin tonë të atyre modeleve që i japin hapsirë të barabartë zhvillimi dhe përparimi të gjithë individëve në shtet dhe në shoqëri këtë ne nuk e dimë.Cfar i duhet vendit tonë Modeli I demokracisë egoiste dhe Modeli i demokracisë përjashtuese-injoruese. Model të Demokracisë egoiste e quaj për faktin se elitat politike viteve të fundit janë bërë shum egoiste dhe jo që është e ndaluar që në politikë të ketë politikanë egoistë por normat morale thonë se politikanët duhet të jenë altruist Dhe këta do të jenë të tillë kur të mundësojnë që në shoqeri të zbatohen të gjitha interesat duke filluar prej atij individual, tē veqantit e deri te ai i përgjithshmi që janë virtyte të demokracisë e jo përparsi ti japin vetëmse zbatimit tē interesit individual. Kjo flet se politikanët e kanë përvetësuar për vete pushtetin e me këtë edhe të mirat shtetërore dhe shoqërore të cilat duhet të jenë të të gjithëve.Të njëjtët po kujtojnë se nëse u është dhënë besimi në zgjedhje për të zënë pozita në politikë atëher pushteti që u takon duke u bërë pjesë e tij mund të bëhet edhe pronë individuale private e tyre.Modeli i Demokracisë injoruese flet se krahas egoizmit elitat politike kanë filluar të injorojnë gjithqka dhe atë gjithqka të mirë e pozitive që janë të obliguar të mos i injorojnë të njëjtët. A ka më keq se kur injorohen vlerat pozitive shoqërore për të cilat janë zotuar se do ti kultivojnë dhe promovojnë vetë këto elita si psh pergjegjsine dhe pergjegjshmerinë gjat procesit të qeverisjes. Dhe nuk ka me keq se kur elitat politike jane shumë të papërgjegjshme dhe të cilalat deri në skajshmëri shmangin përgjegjsitë dhe obligimet të cilave duhet tu përmbahen dhe duhet ti përmbushin të njëjtët, ndërsa sigurimi i një qeverisjeje të mirë e të pergjegjshme është edhe një dëshmi se elitata politike janë të interesuara dhe të angazhuara për ta zbatuar demokracinë e mirëfilltë dhe të duhurën në praktikë. Kjo Demokraci duhet tu sigurohet qytetarëve sepse ajo është paramenduar kryesisht për ta e jo vetëmse për elitat politike dhe për ata pak njerëz rreth tyre.