April 28, 2024
Sport

Kupa, kualifikohet Shkupi dhe Voska, eliminohet Shkëndija, Struga e Gostivari

Shkupi dhe Voska Sport janë skuadrat e vetme shqiptare që kualifikohen për në raundin e radhës të Kupës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa garat në këtë kompeticion i mbyllin Shkëndija, Struga Trim Lum dhe Gostivari. Shkupi në 1/8 e finales arriti që të fitoj bindshëm me rezultat 4:0 ndaj Ohrit, duke marrë kështu biletën për në raundin e radhës.

Ndërkohë, Shkëndija u eliminua nga ky edicion i Kupës, pasi u mund nga Rabotniçki me rezultat 3:2.

Voska Sport përmes penalltive eliminoi Struga Trim Lumin, ndërsa edhe Gostivari humbi duelin nga gjuajtjet e penalltive, pasi Brera Strumica dolën më të saktë.

Skuadra e Bashkimit u mposht nga Sileksi me shifra 3:2, përderisa me goleadë 11:0 triumfoi Bregallnica ndaj Jang Timit. Gjithashtu edhe nga gara e Kupës u eliminuan edhe Pelisteri dhe Vardari.