May 4, 2024
AnalizaMaqedoni

Kumanova e nisi Vitin e Ri me 30 gjakdhurues, mjeku Driton Bilalli falënderon ekipin e tij dhe “heronjtë” e heshtur

Kumanova e nisi Vitin e Ri me 30 gjakdhurues, mjeku Driton Bilalli falënderon ekipin e tij dhe “heronjtë” e heshtur (FOTO)

Ditë më parë në spitalin e përgjithshëm në Kumanovë, në Shërbimin e Transfuziologjisë, që vepron në kuadër të IT-Shkup, u bë dhënia vullnetare e gjakut, përcjell Open-TV.

Mjeku Driton Bilalli ka falënduar të gjithë gjakdhuruesit (30-të), të cilët i ka quajtur heronj të heshtur. Ai gjithashtu ka falënderuar ekipin e STM-Kumanovë, i cili edhe pse në numër shumë të vogël mbulon regjion me disa komuna me rreth 200.000 banorë.

Postimi i plotë:

Kumanova Vitin e Ri 2024 e filloi me 30 gjakdhurues.Falenderim për gjithë këta heronjë të heshtur!Falënderim i veçantë edhe për ekipin e STM-Kumanovë,që edhe pse nuk jemi të shumtë në numër,paralelisht me këtë numër të madh gjakdhuruesish,kanë mbuluar repartet me gjak,ambulantën dhe janë punuar gjitha analizat për pacientat që gravitojnë nga komunat,ku jetojnë rreth 200.000 banorë. (Open-TV)