May 6, 2024
Maqedoni

Aktivistët e Aleancës dhe Alternativës pastrojnë lumin në fshatin Luboten

Në këtë muaj të ndërgjegjësimit, ta ngrisim nivelin e kujdesit për ambientetet tona që na rrethojnë!

Sot nga disa aktivistë tanë u bë pastrimi i lumit që rrjedh në Luboten apo siç quhet “përroi afër Xhamisë së poshtme” që kalon përreth çezmeve të Bashinecit.

Të gjithë ju, i keni të njohura ato skena mjerimi, atë rrëmujë aty, që besojmë se nuk është shkaktuar vetvetiu, por krijesa e quajtur “njeri” e ka krijuar atë. Çka nuk kishte aty..!!!

Ajo pjesë sot u pastrua me gjithë potencialin që kishim, aq sa mundet fuqia punëtore, dhe nuk mund të themi se u arrit qëllimi, pasi që nuk po arrihet zgjidhje afatgjate, pasiqë njerëzit që po vijnë nga jashtë për të mbushur ujë, po hedhin bidonë (shishe), e mbetje tjera pa kontrollë në ato ambiente, që asesi të mbahet pastërt.

Ju kishim lutur, që të jemi sa më të kujdesshëm, dhe të mos i’a lejojmë vetes që të na përsëriten edhe njëherë ato skena trishtuese.

Ajo pjesë e gjelbërt në atë rrethinë nuk e meriton një trajtim të tillë..
Të mos harrojmë, aty afër është një burim uji – çezme, që pothuajse nga e gjithë Maqedonia e veriut furnizohen me ujë të pijshëm.

Ps. Këto foto nuk po i nxjerrim për t’u lëvdëruar për punën e aktivisteve tanë, por për të ndikuar në ndërgjegjen e njerëzve të papërgjegjshëm, që ta vlerësojnë se cila pamje është më e mirë?! Padyshim, fotot pas aksionit janë ato që pëlqehen më shumë.

Andaj, bëjmë thirrje që ta mbajmë kështu të pastërt, duke i besuar asaj se “Pastërtia është gjysa e besimit”!