May 6, 2024
Maqedoni

Rritet numri i personave të helmuar nga uji i kontaminuar në Bërvenicë të Tetovës

Dhjetë raste të reja me simptoma të helmimit nga uji që konsuamuan deri sa pompa e sistemit të ujësjellësit ishte në defekt në fshatin Bërvenicë. Të njëjtët ankohen nga të vjellat, diarreja dhe temperaturat e lartë ndërkohë që gjendja shëndetësore e 60 të tjerë që u helmuar gjatë ditës së djeshme është e qëndrueshme.

Situata po stabilizohet megjithatë ende kemi raste që paraqiten tek ne e që ndoshta kanë kosumuar ujin të hënën apo të martën. Dhe simptomat i kanë të njëjta, vështirësi, të vjella dhe dijare gati tek të gjithë janë simptomat e njëjta, disa vetëm kanë edhe temperaturë vetëm se sot kemi frekuencë më të vogël të pacientëve, rreth 10 të atillë”, tha Liljana Smilevska, mjeke e fshatit.

Defekti është mënjanuar dy ditë pas paraqitjes së rasteve të para të helmimit ndërsa Instituti i Shëndetit publik pas testimit të mostrave ka konstatuar se tani uji është i pijshëm por ka rekomanduar që në rezervuare të shtohet sasia e klorit.

Edhe pse deri më tani, nga helmimi që dyshohet të jetë prej ujit kanë pësuar më se 100 persona, Ministri i Shëndetësisë, nuk ishte i informuar për rastin.

Tash për herë të parë e dëgjoj këtë informatë. Më lejoni të interesohem dhe të ju përgjigjem. Nuk kam pasur kështu informatë se ka ndodhur kjo në Brvenicë”, theksoi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.