April 29, 2024
MaqedoniOpinion

Kryetari jo në pension por në arkiv

Ejup Berisha

Ne debatet për tema të ndryshme të cilat paraqiten në opinion gjithmonë ka më shumë se një sçarim, një teori, më tepër koncepte e botkuptime si dhe plot argumente për dhe kundër. Prandaj egziston nevoja që njerëzit të dëgjojnë informacione dhe të dhëna me qëllim që këta tu besojnë të njëjtave gjëra
të cilat plasohen në opinion. Kjo duhet të plotësohet me
aftësitë e të bindurit të individëve të
cilat duhet të kombinohen me mundësitë që njerëzit më mirë dhe më drejtë ti kuptojnë gjendjet dhe fenomenet shoqërore të cilat paraqiten dhe shkaktojnë pasoja të caktuara në jetën e përditshme të tyre. Një anketë me qytetarë e realizuar para tre ditësh nga ekipi i Lajm TV me seli në Shkup dhe e emetuar mu në këtë medium të pavarur më nxiti që ta shkruaj këtë shkrim. Gazetari kujdestar i Lajm TV bashkë me kameramanin, medie kjo e cila vite me radhë shumë profesionalisht, drejtë dhe objektivisht po e informon opinionin më të gjërë këtu te ne
në RMV me të gjitha ato gjëra dhe ngjarje që po ndodhin rreth qytetarëve të këtij vendi, këta anketën e kanë realizuar në teren në Çarshinë e vjetër të Shkupit dhe i anketonin qytetarët të cilët ishin të pranishëm aty. Tema e anketës
ishte se a duhet të pensionohet politikisht Kryetari i BDI-së
AliAhmeti.
Gazetari kujdestar i Lajm TV kishte përgatitur pyetje se a duhet, pse dhe si duhet të pensionohet politikisht Ahmeti dhe me këtë rast qytetarët të cilët kishin pranuar që të anketoheshin jepnin përgjigje të ndryshme e të shumta si dhe mjaftë argumente Për dhe kundër. Por kishte edhe të atillë që thonin se nuk e dinë këtë gjë pasiqë nuk janë anëtar të asaj partie politike dhe se këtë gjë sipas tyre më së
miri e dinë strukturat e saj. Njëri prej të anketuarve bile edhe tha se nuk i intereson aspak kjo çështje pasiqë nuk i është dashur asnjëher askush për asgjë në jetën e tij, duke shtuar se ai ka jetuar gjithmonë vetë apo dhe se të gjitha punët në jetë i njëjti i ka kryer pa ndihmën dhe pa angazhimin e askuj. Të njëjtit
deshta ti themë se qenkemi kolegë në këtë çështje. Edhe unë pra të gjitha punët, obligimet dhe nevojat e mija i kamë kryer dhe i kryej vetë pa angazhimin dhe pa përkrahjen e askuj, fjalën e kamë se nuk e kamë pasur dhe nuk e kamë asnjë përkrahje prej asnjë subjekti politik. Për kryerjen e punëve dhe për përmbushjen e
nevojave të mija deri në ditët e sotme nuk është angazhuar asnjë subjekt politik i cili vepron këtu në shtetin tonë as maqedonas e as shqiptar. Përsëris ngjashëm si ujku edhe unë të gjitha punët dhe nevojat e mija i kamë kryer dhe i kryej vetë sikurse të Isha ndonjë
ujk, por me një dallim unë për dallim prej ujkut nuk e kamë qafën e trashë por punët dhe angazhimet e mija i kryej vetë sepse me to jo që nuk ka mundur por qëllimishtë nuk ka dashur të merret asnjëher asnjë subjekt politik shqiptar këtu te ne në vendin tonë. Pyetjes se a duhet të pensionohet nga politika Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti i takon përgjigja e çartë e shkurtër por dhe e gjatë.E shkurta duhet të tingëllon Po ndërsa përgjigja e gjatë duhet të jetë. Pooooo Ali Ahmeti patjetër duhet të pensionohet politikisht pasiqë nuk ka bërë dhe vazhdon të mos bëjë asnjë veprim apo dhe punë të duhur dhe të mira në interes dhe në favorin e shqiptarëve të RMV-së. Nëse kjo është kështu dhe e vërtetë atëher Ali Ahmeti dhe subjekti i tij politik nuk duhet të pensionohen por këta
duhet të mënjanohen nga skena politike vendore. Kjo për faktin se jo që nuk po punojnë mirë dhe nuk po veprojnë drejtë por këta edhe po u bëjnë shumë të këqija dhe plot dëme qytetarëve shqiptar këtu në vendin tonë. Këta po të kishin bërë vepra të duhura, dhe punë të mira për shqiptarët besoj se të gjithë të anketuarit do të thonin njëzëri, jo vetëm Kryetari i BDI-së por edhe vetë partia e tij duhet të mos pensionohen por të njëjtët duhet
edhe më tej të
vazhdojnë me aktivitetet e tyre politike. Të bëjnë luftë për liritë dhe të drejtat apo edhe për rikthimin e dinjitetit të shkelur dhe të nëpërkëmbur të shqiptarëve dhe kur të vinë në pushtet vet ti bëjnë veprimet më të liga dhe
më të shëmtuara me të drejtat, liritë apo dhe me dinjitetin e shqiptarëve këtë e bëjnë vetëmse BDI dhe All Ahmeti. Të korrin fitore të rëndësishme në luftë dhe pastaj ti nxjerrin në ankand frytet e asaj lufte për interesa personale dhe grupore këto veprime të shëmtuara dhe të papranueshme i kanë bërë dhe i bëjnë vetëmse BDI me Ali Ahmetin. Të tentosh që qytetarët me dhunë ti bindësh që të të nënshtrohen këtë e bëjnë vetëmse BDI dhe A.A.
Pra me këto që u thanë më lartë në këtë shkrim jo pensionim por për A.A-në dhe BDI-në duhet të pasojnë përjashtime nga skena politike.