May 5, 2024
Maqedoni

Gazeta kroate “Veçernji list”: Nën presionin e Brukselit, Sofja do të zhbllokojë Shkupin në 21 qershor?

A po afron fundi i bllokadës bullgare për fillimin e negociatave të pranimit të Maqedonisë së Verit me Bashkimit Evropian, shkruan gazeta kroate “Ve#ernji List”, e cila në artikull hap mundësinë që Sofja të zhbllokojë Shkupin nën presionin e Brukselit në qershor 21, përcjell FLAKA.

Edhe pse deri më tani nuk ka një konfirmim të qartë se Sofja është e gatshme t’i japë dritën jeshile Shkupit, ka gjithnjë e më shumë sinjale që tregojnë për një përfundim të tillë, dhe Ministri gjerman për Çështjet Evropiane Michael Roth madje me optimizëm njoftoi se ekziston një shans i madh për të arritur një zgjidhje në qershor që do të mundësojë fillimin e negociatave të pranimit, që do të thotë që zhbllokimi i Maqedonisë së Veriut mund të ndodhë përpara samitit të ardhshëm të BE, të planifikuar për 21 dhe 22 qershor, shkruan gazeta.

Teksti përmend gjithashtu vizitën e Ministrit të Jashtëm Portugez Augusto Santo Silva dhe Komisionerit të Zgjerimit të BE Oliver Varhei në Sofje dhe Shkup, ku ata paraqitën propozimin Portugez për një zgjidhje Bullgaro-Maqedonase.

Bllokada Bullgare u kritikua gjithashtu nga Presidenti Kroat Zoran Milanoviç, i cili “u përplas” me Kryeministrin Andrej Plenkoviç. Ai pretendoi se pas deklaratave të Milanoviç, dy incidente kundër shtetasve bullgarë ishin regjistruar në Kroaci.

Sofja thotë se do t’i përmbahet kërkesave të saj, megjithëse e hapur për dialog, ndërsa në Shkup e konsideruan propozimin e Portugalisë si një bazë të mirë për zgjidhjen e çështjes dypalëshe. Bullgaria vuri veton në fillimin e bisedimeve me Maqedoninë, duke pretenduar se Maqedonia e Veriut nuk e respekton marrëveshjen dypalëshe të fqinjësisë së mirë midis Sofjes dhe Shkupit, ndërsa këmbëngul në përmbushjen e kërkesave të pabesueshme që nuk u panë në bllokadat e mëparshme në procesin e zgjerimit të BE, shkruan gazeta. FLAKA