May 5, 2024
Maqedoni

Ziadin Sela: Aleancës për Shqiptarët i takon anëtari në KSHZ (Video)

Ish kyetari i Aleancës për Shqiptarët njëherit kryetar i kuvendit qendror të ASH-së, Ziadin Sela gjatë një fjalimi të tij në Strugë ka folur edhe për anëtarin e KSHZ-së, duke theksuar se anëtarin e KSHZ-së ta jep ose ta mer populli në zgjedhje, shkruan Top24

Sela më tej iu drejtua kryetarit të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami duke i sugjeruar atij që anëtarin ta kërkoj te LSDM pasi ata ishin bashkë me “MOZHEME” ndërsa Mexhiti eka anëtarin e KSHZ-së pasi ai është deputet i zgjedhur nga BDI-ja dhe anëtarin eka anëtarin e BDI-së, ndërsa Afrim Gashi eka anëtarin e ASH-së pasi ishte pjesë e kolacionit me ASH-në.

“Aleancës për Shqiptarët i takon anëtari në KSHZ, Lëvizja Besa ka përfaqësuesin e LSDM-së dhe Izet Mexhiti ka përfaqësuesin e BDI-së” tha Ziadin Sela.

Video nga fjalimi i Selës: https://www.facebook.com/share/v/E8muczdippnePeqK/?mibextid=I6gGtw