Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me kolegë dhe bashkëpunëtorë, vizitoi familjen Jashari për të shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sahit Jashari.

Duke u shprehur ngushëllime familjarëve, miqve e bashkëluftëtarëve, kryeministri në detyrë Kurti e vlerësoi lartë angazhimin dhe kontributin e Sahit Jasharit, para dhe gjatë luftës çlirimtare.

“Sahit Jashari ishte bashkëveprimtar i Kryekomandantit të UÇK-së, Adem Jashari, luftëtar edhe para luftës, që kontribuoi me pushkë dhe organizim për çlirimin e vendit dhe lirinë e popullit. Do të më mbeten përherë në kujtesë takimet dhe bisedat me të para dy dekadave në Skënderaj. Përherë mbante qëndrime patriotike dhe e donte rininë aktive e të ndershme”, shkroi kryeministri në detyrë Kurti në librin e kujtimeve.

sqShqip