May 5, 2024
Kolumna

Krenohuni me veprat tuaja jo me të tjerëve!

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Në kohën e fundit dëgjojë apo lexojë disa postime. Disa më duket se nuk shohin më larg se hunda e tyre.

Duan dhe kanë dëshirë të lëvdrohen kinse kanë kontribuar ose po kontribojnë për vendlindjen ose atdheun e tyre.Një gjë e tillë është shumë qesharake, sepse ne e njohim njëri tjetrin shumë mirë. E dimë se kush ka kontribuar dhe kontribonë me vepra shumë të mëdha. Po ja që dikush nuk i dinë apo nuk dëshironë të i dijë.

Unë gëzohem dhe krenohem aq shumë nëse me të vërtetë është ashtu siç shkruajnë postojnë disa në fb.

Po të tillët duhet të pyesin dhe të njihen me veprimtarinë e dikujt tjetër që e ka tretur vetën si qiriu i Naimit për vendlindjen e tyre dhe kanë bërë dhe bëjnë akoma vepra kolosale.

I gjithë ai kontribit tyre ka mbetur i shkruar në vepra.Këto vepra do të mbeten të pavdekshme brez pas brezi , sepse janë të shkruara.

Po duhet të dinë edhe një gjë se dikush vendlindjen e vet dhe të këtyre kur dikush ka dashur të e fshijë nga harta e ka mbrojtur me armë në dorë.

Vendlindjen e vet dhe të këtyre që sot krokorasin dikush e ka ujitur me gjak.

Për të mos u futur më thellë unë disa rrahagjoksave pa vepra do i kisha porositur se vendlindja ime dhe e tyre nuk ekziston nga sot, por ekziston shekuj me radhë.

Shumë prej individve të tyre kanë shkruar historinë e tyre në burgje. Dikush vendlidjes së tij dhe atdheut i ka dhuruar vepra të shkruara që nuk numrohet numëri i tyre.

Dikush ka marrë plagë në trup për këtë vendlindje timen dhe të tyre. Këto plagë i kullojnë akoma dikujt gjak. Po edhe vendi ku ka derdhur gjakun dikush për këtë vendlindje toka aty ka mbetur e skuqur.

Aty është shkruar vendlindja ime dhe e juaja është shkruar me gjak të njomë. Edhe ate jo më larg se në Orizare.

Dikush ka dhënë jetën për Orizarën dhe akoma nuk iu dihen varret se ku i kanë. Këto gjëra dhe shumë gjëra janë dashur të shpalosen më herët, por edhe sot duhet të gjurmohen, të zbulohen dhe të dëshmohen me vepra e jo me përralla kafeanesh.

Unë në kohën e fundit shoh se dikush donë të bëjë gjizë, por nuk mendojnë se jo del hirrë gjize edhe ate me çdo gjë të dëshmuar me vepra e jo me kopalla duke dashur të shesin dushk për gogla.Që një gjë e tillë është e pamundur.

Mos u krenoni ju disa individ të fb.që nuk keni bërë asgjë për vendlindjen tuaj! Vendlindjes time dhe tuajës ia kanë shkruar emrin në histori ata që kanë bërë vepra konkrete dhe e kanë futur në historinë e shqiptarisë qoftë me penë ose me pushkë.